Covid-19/ Zbulimi i madh? A është ky ilaçi që prisnim?

Nga Janne Kieselbach, SPIEGEL

Në kërkim të një ilaçi të ri kundër koronavirusit, studiuesit amerikanë pretendojnë se kanë arritur rezultate jashtëzakonisht premtuese në studimet klinike. Sipas informacioneve nga portali shëndetësor STAT, pacientët me koronavirus në një spital në Çikago reaguan pozitivisht nga ilaçit antiviral Remdesivir. Ilaçi i ‘Gilead Sciences’ u prodhua fillimisht kundër Ebolas dhe është një nga kandidatët më premtues në studimet aktuale për koronën. Sidoqoftë, rezultatet deri më tani nuk janë konfirmuar nga një burim i pavarur.

STAT i referohet regjistrimit të një video-konference nga Universiteti i Çikagos, vërtetësia e të cilës u konfirmua nga pjesëmarrësit në takim. Pacientët me korona u trajtuan me Remdesivir çdo ditë dhe ia dolën që të shëroheshin shpejt nga ethet dhe problemet me frymëmarrjen. Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në studim mundën të dalin nga spitali brenda një jave dhe vetëm dy pacientë ndërruan jetë. Në total, 125 persona me Covid-19 morën pjesë në studimin me dy faza. 113 prej tyre ishin të sëmurë rëndë.

Zyrtarisht nuk është publikuar asnjë rezultat i dy studimeve. Në një deklaratë, kompania farmaceutike Gilead Sciences tha: ‘Ajo që mund të themi deri tani është se jemi në pritje të të dhënave nga studimet që vazhdojnë’. Sipas STAT, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin e Çikagos foli për rezultate inkurajuese, të cilat duhen trajtuar me kujdes megjithatë sepse në studime nuk është përfshirë një grup plasibo.

Që nga fillimi i viit, Remdesivir është parë si ilaç premtues në trajtimin e pacientëve me koronavirusin e ri, që janë në gjendje të rëndë. Ilaçi pengon replikimin e materialit gjenetik të atyre që njihen si viruset RNA, ku përfshihet Ebola dhe koronavirusi i ri. Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dhënë prioritet Remdesivir që në janar dhe testimi i ilaçit kundër koronavirusit po bëhet në mbarë botën si pjesë e një të ashtuquajturi studim solidariteti.

Bazuar në të dhënat e para kërkimore, Agjencia Europiane e Ilaçeve, EMA, ka rekomanduar në fillim të prillit që Remdesivir të përdoret si trajtim alternativ për të sëmurët rëndë. Edhe në Gjermani ka nisur përdorimi. Ende nuk ka një konfirmim të rezultateve të para.

Mikrobiologu dhe imunologu gjerman, Matthias Goette po studion efektet e sakta të Remdesivir ndaj koronavirusit të ri. Të hënën e shkuar, ekipi i tij publikoi një studim në revistën ‘Journal of Biological Chemistry’. Sipas studimit, ilaçi pengon me sukses polimerazat e virusit. Polimerazat janë enzima që gjenden në të gjitha gjallesat dhe lejojnë rritjen e informacionit gjenetik.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments