Rama pa maskë e pa doreza: Sikur mos kishim marrë masat do kishim 2800 të vdekur

Politike

Nga foltorja Rama ka pohuar se Shqipëria ia ka dalë në fazën e parë të përballjes me covid 19 dhe se asnjë vend tjetër nuk ka bërë më shumë në luftën ndaj coronavirusit.

“Kemi dëgjuar lloj-lloj dënglash që janë të mirëkuptueshme kur vijnë nga njerëz të zakonshëm duke mos e përjetuar tragjedinë veçse nga ekranet e televizioneve.

Ndërsa projeksiopnet tona, sikur masat mos ishin respektuar, flisnin për 2800 të vdekur. Qeveritë vlerësohen për atë që bëjnë dhe atë që ndalojnë të ndodhë. Nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye që mund të hedhë poshtë faktin se sot Shqipëria ia ka dalë fazës së parë të përballjes me këtë armik. natyrisht në kushtet e stresit, mungesës së durimit, apo vullnetit për tu informuar drejt, ka hapësirë dhe për teori konspiracioni apo fantazitë për një komplot botëror por e vërteta është se ne jemi këtu së bashku me gjithë botën, dhe e shohim cdo ditë, e dëgjojmë cdo ditë se edhe vendet më të zhvilluara, MË TË DITURA, JANË KONFUZION. Edhe OBSH është shfaqur më shumë se një herë kontradiktore me vetveten në një përballje që e ka gjetur botën në befasi dfhe po godet GDP-në e planetit si asnjëherë më parë. Unë di të them këtë që asnjë vend, asnjë vend në glob, nuk ka bërë asgjë më shumë se kemi bërë ne, asgjë më shumë”, tha Rama ndërsa shprehu bindjen se Shqipëria do ia dalë jo vetëm në aspektin shëndetësor por edhe në atë ekonomik.

“Dhe jo rastësisht Shqipëria renditet mes vendeve me plagët më të lehta, krahasuar me shumë vende të tjera, nga SHBA te Luksemburgu dhe fatmirësisht jemi gjendur në një situatë ku kemi patur privilegjin ti referohemi ekspertizës më të lartë, komitetit të ekspertëve që ka provuar se në këto kushte dhe për këtë fushë, Shqipëria, nuk ka se kujt t’i ketë zili askujt. Nuk kam dëgjuar asnjë ekspert botëror që të ketë thënë ndonjë gjë të re apo të paditur për ekspertët tanë. Në po e fitojmë betejën në frontin e shëndetësisë dhe ne do e fitojmë edhe në frontin e ekonomisë, natyrisht me sakrifica, me stres dhe me durim por do i fitojmë të dyja betejat”, u shpreh kryeministri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *