Fatorat afrofe leshuar nga OSHE, nje tjeter virus i rrezikshem qe po qarkullon mes nesh!

Aktualitet

Nga Denisa Daka

OSHE ka dale me nje vendim surreal e te paprecedente dhe sefundmi!
Gjate periudhës së pandemise, abonentët familjarë dhe bizneset do të faturohen afrofe për energjinë elektrike.
Shpikja e rradhes, kundra interesave te qytetareve perveçse, ka te beje me faktin se pergjate kesaj kohe abonentet do te faturohen duke u marre parasysh e njëjta periudhë e vitit të shkuar.
Punonjësit e OSHEE-së e kanë të pamundur të bëjnë leximin e matësve në terren, eshte ky argumenti qe shoqeron kete absurd, e kesisoj do te veprohet me kete formule.
Vendim surreal çudia vete!
E si askund ne bote nuk ndodhi pergjate kesaj periudhe te veshtire, OSHE jo vetem nuk fali detyrimet klienteve te saj, por vendosi ne menyre arbitrare qe keto detyrime te paguhen disafish.
Nje vendim i cili prek drejtpersedrejti qytetaret e ketij vendi ne shkelje flagrante te ligjit.
Nderkohe mijera biznese, apo te gjithe ne, kemi pezulluar aktivitetin prej 5 javesh e kesisoj nuk perdorim energji elektrike per kete shkak.
Punonjeset e OSHE nuk jane lejuar te dalin ne terren e te lexojne sahatet, s’dihet pse, nderkohe qe asnje rrezik nuk u kanosej ndersa qytetaret ishin te karantinuar e nuk kish asnje rrezik infeksioni ne kete rast.
Kjo situate eshte e pashoq!
Te denosh qytetaret e bizneset ne kete kohe krize, te cilet u demtuan disa here rradhazi pergjate kesaj kohe, duke i detyruar perveçse te paguajne ne afat dhe paguajne dy a katerfish per produktin e munguar, veç ne kete vend mund te ndodhe!
Si ka mundesi te aplikohen zgjidhje ekstreme e te jashteligjshne ne kushte te veçanta, duke cenuar kesisoj arbitrarisht te drejtat e qytetareve.
E nuk eshte hera e pare ne fakt qe OSHE penalizon qytetaret ne forma te ndryshme e te paprecedenta.
E absurdi tjeter surreal eshte se te gjithe ata qe kane detyrimin te flasin e mbrojne te drejtat e qytetareve ne çdo rast, jo per te paren here heshtin duke mos dashur te cenojne kesisoj privilegjet e tyre.
Veç ne kete vend mund te ndodhe e gjitha kjo!
Kaosi e paniku paskesaj, dyndja ne sportelet e OSHE-se e gjykata nga qytetaret e biznesi, ne perpjekje per te anulluar mbifaturimet surreale, do jete ne kufijte e te pabesueshmes paskesaj e demin e shkaktuar ne shume plane nuk do te mund ta shlyeje askush.
Kjo eshte vjedhje e duhet trajtuar si e tille!
Ne nje vend tjeter demokratik te gjithe drejtuesit duhet te ishin pas hekurave paskesaj.
Uroj fort qe Prokuroria, ne gjume prej 30 vitesh, te rregjistroje me kete indicie nje proçedim penal per kete rast, ne rast te kundert do ta iniciojme ne kete inisiative, pa asnje medyshje!

Fotografia e Denisa Daka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *