Kompania” Gega Oil” reagon ashpër ndaj shpifjeve të JOQ.

Aktualitet

Kompania “Gega Oil” ka reagur ashper ndaj “Fake nwes” sic i quan ajo shpifjet e portali “Jeta osh qef”.

Ky eshte reagimi i vete kompanise ndaj ketyre shpifjeve te perseritura:

JOQ Albania, në një tjetër tentativë të dëshpëruar për të na gjobitur, ka vendosur që të postojë lajme FAKE për të dëmtuar imazhin e një biznesi familjar i cili operon në Shqiperi që nga viti 1993.
Gjithçka nisi pasi na ofruan që të reklamonim në portalin e tyre kundrejt një pagese ose furnizimi me naftë. Gega Oil e refuzoi këtë ofertë, sepse ne nuk reklamojmë në portale pa autor dhe që operojnë si media të pa liçensuara që punojnë në të zezë.
Prej disa ditësh, JOQ Albania poston foto dhe video ku shfaqen bidona të mbushur me ujë kanali të cilat gjoja janë mbushur ne Porto-Romano, sepse gjoja na janë çarë depozitat. Asnjë depozitë nuk është çarë në terminalin tonë (këtë e kanë verifikuar organet shtetërore dhe mund të verifikohet nga kushdo).
Llumi në bidona nuk është naftë e kompanisë Gega Oil por është ujë kanalesh i përzier me baltë. Duke keqinformuar publikun, ka pasur nga ata persona të cilët kanë shkuar tek një kanal me ujë dhe baltë në Porto-Romano, duke mbushur bidona me shpresën që i kanë mbushur naftë.
Nëse llumi i mbledhur në bidona i hidhet një serboratori automjeti, automjeti nuk ka për të qenë në gjendje të ndizet apo të lëvizë.
Në një postim tjetër kanë postuar një video të një makine benzine e cila sipas tyre nxjerr ujë nga marmita. Ajo çka del nga marmita nuk është ujë por benzinë e kondensuar, fenomen që i ndodh cdo automjeti që përdor benzinë si karburant.
JOQ drejtohet nga një tufë me dele që fshihen pas një ekrani dhe mohojnë identitetin e tyre, të cilë përfitojnë nga shikueshmëria në portalin e tyre për të gjobitur njerëz dhe biznese.

Fotografia e Gega Oil


Një sqarim kërkojmë nga JOQ Albania: Në bazë të tarifave tuaja për reklamim dhe numrin aktual të reklamave që shfaqni, i bie që ju fitoni dhjetra miliona LEK në muaj. A paguani taksa për këto para të fituara ?
Sigurisht që JO. Meqë hiqeni si dashamirës, përse nuk e njoftoni publikun tuaj që ju nuk paguani asnjë taksë të ardhurash? (Sepse shikueshmëria e lartë e publikut j’ua mundëson ato fitime të larta).
Më poshtë janë faktet që tregojnë diferencën mes postimeve FAKE të një portali që drejtohet nga njerëz ordinerë të cilët hiqen sikur mendojnë për të mirën e popullit dhe realitetin e një biznesi serioz që operon prej 27 vitesh në treg me rreth 700 familje të punësuara.
Faleminderit për mirëkuptimin !

Fotografia e Gega Oil

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *