Nga Basir Çollaku/ Rama dhe Veliaj janë me Covid….19 dhe 20…

Aktualitet

Tani qe Rama eshte mbyllur brenda ne fb ne bodrum, Erion Veliaj bredh dere me dere neper katunde rrotull Tiranes. Si njeriu genjeshter, pa asnje skrupull, ai mbush nje makine me pilaf e makarona, gjithnje me parate e te tjereve dhe del si bamires,e shpetonjes nga uria.
Abuzon kanibalisht me femije dhe te moshuar. Genjen ne dite te zakonta e te shenjta.

Konkuron me Ramen ore per ore, duke harxhuar para te shumta publike, te mbaje ndezur minutazhe te tijat neper televizione, per te bashkeshoqeruar surratin e tij neper ekrane, krahas mjekres se Rames. . Sigurisht jane te njejtat medie, te cilat kombetare per nga licenca dhe antikombetare per nga sjellja nuk u kercet nga vijne parate.
Ishin dhe jane fatkeqesisht te njejtet manipulues te fshehjes se pergjegjesive ne kohet e termetit te nentorit.

Dhe atehere vrapuan te ruajne te ndenjurat nga firmat e hedhura ne vjedhje te dosjes ndertimore ku rane tavane e u shemben mure. Sot nguti ka hall te ngjashem, plaçkitjeje ne kohe tmerri.
Jane te njejtet Rama dhe Veliaj, qe kane pak grip me njeri-tjetrin, keta shef dhe vasal…
i dyti do te duket si kafshatedhenesi i vetem ne Tirane, i pari, ai surrelsi i Shqiperise. Mllefi kanibal i te dyve eshte kunder kujtdo njeriu tjeter, mendje ndryshe, we nuk kullot ne grazhdet e tyre, por ne dinjitetin e vet.
I degjojme kollitjet e tyre publike me mesa e maska, tmeperatura dhe ethet e pushtetit te te dyve, frymemarrja e renduar e te gjatit dhe servilit te tij rival, dihatja mbi dhe pas karrikeve te secilit.

Maskat e vena siper tenderave, dorezat e veshura neper grabitje.
Ky eshte tamponi tregues se Rama dhe Veliaj jane me Covid 20.
hienat kane nisur te hane vetveten…
Ata vrapojne te vene njerezine ne terapi intensive, intubojne ekonomine dhe bejne per spital gjithe Shqiperine….
Infermiere e sanitare rreth tyre jane ca ministra me brekushe dhe ministresha dede..
Te dy duket sikur jane bishtkrehes te njeri-tjetrit, por prej kohesh, qe kur mjaftisti u be zoterues thasesh me pasuri, e i pandehur qe ryshfetonte Prokurorine per te shpetuar, e i pari lakmitari çdo qindarke ne qarkullim, ata jane vrases te njeri-tjetrit…
Kushdo i sheh dhe perpiqet ti mbroje e shtyje per nje kohe tjeter degdisjen ne dreq te te dyve, ka nje pellembe ne borderone e madhe te perdorjes..
Kushdoqofte e kushdoqofshin, ai ajo, ata ato, keta keto…
Medikamenti dhe vaksina jane ndeshkimi i tyre…
Te gjithe e dime se Post-Virus nuk do jete njelloj…edhe per dashnoret me grip nga bashkia ne Surrel…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *