Një person hap zjarr ndaj policit, plagos kalimtaren.

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi ka kundërshtuar t’i bindet urdhrit të policit, ka hapur zjarr ndaj tij. Ngjarja ka ndodhur tek Xhamlliku, pranë shkollës ‘Niket Dardani’.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se personi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka hapur zjarr ndaj policit, dhe nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur vetë, por dhe një kalimtare e rastit, një vajzë.

Mësohet se dy të plagosurit kanë marrë plumba në këmbë, ndërsa u transportuan me urgjencë në spital.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *