Aktualitet

Maskohej si polic/ 43 vjeçari nga Kuçova: U mori para e celular 2 personave që thyen karantinën

Bëhet me dije se 43 vjeçari përfitonte nga situata e krijuar prej Covid-19 të t’u bërë presion qytetarëve.

Mësohet se Hada u mori 2 personave para e celular për t’i falur se kanë thyer karantinën. Hada është arrestuar mbrëmjem që shkoi në flagrancë nga Inspektorët e Komisariatit të Policisë Kuçovë.

43-vjeçari Ismet Hada, nga fshati Mbrakull, akuzohet për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit të punonjësit të policisë”, vepra penale të parashikuara nga Nenet 143/2 dhe 246 te Kodit Penal.

Njoftimi i policisë: 

Prezantohej si shef policie dhe u bënte presion qytetarëve për t’i marrë para dhe sende, duke shfrytëzuar edhe situatën e krijuar nga virusi COVID-19, por identifikohet dhe arrestohet nga Policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit, pas informacioneve që dispononin se një shtetas prezantohej si shef policie dhe me atë të presionit iu merrte qytetarëve lekë e sende të tjera, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. H., 43 vjeç, banues në fshatin Mbrakull, Poliçan.

Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas, në zonën e Lapardhasë, duke u prezantuar si punonjës policie dhe me anë të presionit i ka marre një shumë parash shtetasit R. K., banues në Lapardha, me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën.

Gjithashtu, po me anë të mashtrimit dhe presionit, i ka marrë shtetasit P. B., një aparat telefon, për ta falur që kishte thyer karantinën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale” Vjedhja ne anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit dhe detyrës shtetërore”.

Maskohej si polic dhe mashtronte qytetarët, detaje nga arrestimi i 43 vjeçarit në Kuçovë: U mori para e celular 2 personave që thyen karantinën
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?