U premtua 500-1000 euro por u dhanë nga 50 mijë lekë, Personeli i Urgjencës Lezhë refuzon shpërblimin

0

Personeli i Urgjencës në Lezhë ka refuzuar shpërblimin që qeveria ka dhënë për muajin mars.

Edhe pse premtimi i kryeministrit ishte që mjekët dhe infermierët që ishin në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 do të përfitonin 1000 euro, ndërsa sanitarët dhe shoferët e autoambulancave do të merrnin 500 euro shpërblim mbi rrogën, ky premtim nuk është mbajtur.

Personeli i Urgjencës së Lezhës ka marrë vetëm 50 mijë lekë të vjetra shpërblim për muajin mars, të cilin e ka refuzuar.

Ata kanë thënë se ky shpërblim le të shkojë për familjet në nevojë, por s’mund ta fshehnin zhgënjimin që premtimi nuk ishte mbajtur.

Personeli i Urgjencës gjithashtu ka konfirmuar se do të vazhdojnë punën çdo ditë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, pavarësisht shpërblimeve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author