COVID 19, Presidenti Meta zbret në terren, apeli nga Lezha

0

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zhvilluar sot në Lezhë takim me prefektin Gjok Jaku. Ndërsa ka vlerësuar punën e bërë nga institucionet locale në përballimin e kësaj situate

“Vlerësoj punën dhe angazhimin e prefektit në këtë situatë, është bërë një punë e mirë si masë parandaluese. Duhet të bëhen përpjekje të mëdha nga të gjithë institucionet për tejkalimin e situatës.
Sa i takon masave të marra nga qeveria, Presidenti tha se “është bërë përpjekje dhe e rëndësishme është të ketë frymë më të madhe bashkëpunimi mes të gjithë autoriteteve dhe qytetarëve.
Sa u takon emigrantëve të mbetur në kufi, ai ka theksuar se “duhet të merren masa për të realizuar karantinimin e tyre, por apelojmë që të evitohet lëvizja në këtë periudhë. Duhet të bëhet cdo përpjekje për t’i ndihmuar ata”

Në lidhje me shpërblimin mujor të mjekëve dhe infermierëve që trajtonin të sëmurët me COVID 19, Presidenti Meta tha: “Sa i takon shpërblimit të mjekëve dua të them se nuk kam informacion të plotë për situatën por dua të përshëndes mjekët dhe infermierë të Lezhës që vazhdojnë të jenë në krye të detyrës sepse falë tyre kemi gjendje të stabilizuar në Lezhë dhe mendoj se cdo premtim për ta do të mbahet

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author