COVID-19/ Infektohen 12 punonjës të Ministrisë së Brendshme

0

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria me anë të një njoftimi, ku thuhet se 7 punonjës të tjerë janë futur në izolim me vendim shtetëror, ndërsa 45 punonjës kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim.

Numri i të prekurve nga virusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 570. Katër pacientë janë shëruar dhe pritet të nxirren nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, teksa tre të tjerë që ishin të izoluar në shtëpitë e tyre në Dibër kanë rezultuar negativë në dy palë teste për virusin.

Numri i viktimave është rritur në 23, ndërsa autoritetet janë detyruar që të imponojnë masa të reja shtrënguese për sa i përket lëvizjes së njerëzve për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve për të mos qëndruar bashkë dhe për të ruajtur distancimin social.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author