Basha i uron shërim të shpejtë kryeministrit Boris Johnson

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i uroi shërim të shpejtë dhe të plotë kryeministrit britanik Boris Johnson.

“Qytetarët e Britanisë së Madhe kanë nevojë për ju në luftën kundër #COVID19. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për kryeministrin dhe të dashurit e tij. Të vendosur dhe të bashkuar ne do t’i kalojmë edhe këto kohë tepër sfiduese”- shprehet kreu i opozitës në mesazhin e tij, drejtuar ambasadorit të Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.

Boris Johnson vazhdon të jetë në terapi intensive, pasi gjendja e tij u përkeqësua të hënën.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author