81 vjetori i pushtimit fashist/ Axhami: Ditë fatkeqe për Kombin Shqiptar

0

7 Prill 1939.
Ditë fatkeqe për kombin Shqiptarë.

Pikërisht si sot para 81 vitesh ndodhi pushtimi fashist i Shqipërisë.
Pushtimi fashiste u prit me arme nga te gjithë shqiptaret nacionaliste atdhetare patriote dhe kryesisht nga forcat e Ushtrisë dhe Xhandarmerisë Mbretëroree Shqiptare te kohës, kjo e vërtetuar tashme.

Vete thirrja qe beri Mbreti ZOG , për te pritur me arme pushtuesin sapo ai te shkelte ne token Shqiptare, mbështetja qe i dhanë kësaj thirrje kushdo prej patrioteve shqiptar dhe veçanërisht gjeneral ABAZ KUPI me gjithë formacionet e tjera te armatosura mbretërore shtetërore shqiptare ishin akti me kombëtar dhe vërteton me se miri pozicionimin ndaj pushtimit fashist .

Gjate rezistencës luftarake pati dhjetëra te plagosur dhe te vrare si rasti i nen oficerit te Flotës Mbretërore Detare heroit Mujo Ulqinaku. Komunizmi edhe historinë, kur ai nuk ka ekzistuar si formacion ne Shqipëri, u mundua ta baltos dhe kërkoi ta monopolizoj.

Pushtimi fashist dhe LDB i sollen Shqipërisë jo vetëm humbjen momentale te pavarësisë por solli fatin e keq për te gjithë shqiptarët, sepse u bë ndryshimi i detyruar, jo ligjor jashte vullnetit te shqiptareve i formës se regjimit nën diktaturen komuniste nga Mbreteri ne Republike.

Pushtimi fashist ndërpreu përfundimisht padrejtësisht , zhvillimin ekonomik, kulturore e social, ligjore dhe kombëtare qe kishte nisur ne Shqipëri nen drejtimin e Mbretit ZOG I.

Ajo qe është dhe duhet te konsiderohet si me fatkeqe e pushtimit fashist është se gjithçka e arritur me shume mundim u shkërmoq,
Sistemi mbretëror u zëvendësua me diktaturën fashiste dhe kjo shume shpejt me diktaturën me te egër atë komuniste .

Për Shqipërinë lindi diktatura e proletariatit, shume fisnike atdhetare patriote intelektuale u detyruan te largoheshin jashtë , prona private shtetëzohet, fillojnë vrasje, burgime intelektualesh, internime te familjeve fisnike, rrjet sigurimi për te mohuar fjalën e lire ku kushdo kishte frike edhe nga njeriu me i afërt .

Diktatura beri te pamundurën për te shpërfytyruar fisnikërinë dhe burrërinë shqiptare duke i bere te gjithë te vuajtur ,te gjithë ne aksion barkbosh pa dëshirën e tyre duke pasur frike te luteshin edhe para ZOTIT për fëmijët e tyre.
U shemben kisha dhe xhami , vetëm komunizmi te bën derman askush tjetër (ZOT na ruaj)

Femra fisnike shqiptare ,nenat tona, motrat tona, gratë tona u detyruan jashtë vullnetit te tyre te linin mënjane virtytet e tyre, familjen, edukimin e fëmijëve , respektin ndaj vetes, sepse i thërriste zbori, aksioni gjithmonë kur te donte e te vendoste partia (Turp)
Diktatura komuniste solli izolim total, futi këdo ne errësirën e byrosë politike, Komunizmi u be pjese e shitjes se trojeve shqiptare vetëm për pushtetin e vet.

Këto absurditete kurrë nuk kishin ndodhur dhe nuk ishin pare gjate kohes se Mbreterise Shqiptare deri me
7 Prill te 1939.

Pasojat e ndrushimit te sistemit, me instalimit te diktaturës komuniste, u mbarten dhe vazhdojne te mbartet edhe pas pluralizmit te 1990.
Pas 1990, ne një shtet demokratik pluralist, vihet re se vetëm ligji për agjitacion dhe propagande direkt ne letër nuk ekziston, ndersa funksionimi i nje shteti ligjor eshte larg.

Kjo faze e gjate tranzicioni, mungesa e stabilitetit politik, niveli ulet ekonomik, korrupsioni, mungesa e rendit dhe e qetësisë, humbja e shpresës për shqiptaret, kapje e çdo sistemi, monopolet e krijuara padrejtësisht, e drejta e pronës, mos vlerësimi i te gjithë atyre qe u vranë, u burgosen dhe u persekutuan, mos dekomunistizimi i shoqërisë dhe me e palejueshmja qëndrimet ndaj interesit dhe çeshtjes kombëtare nuk do te kishin vazhdimësi dhe situata do te ishte ndryshe nëse nuk do te ndodhte ndryshimi i sistemit me 7 Prill 1939 .

E drejta e mohuar me dhune duhet te ndërgjegjësoj te gjithë, për te bere zgjedhjen me te mire te mundshme ne momentin e duhur .

Janë këto disa prej arsyeve pse 7 Prilli i 1939 ngelet dite e zeze për Kombin Shqiptar dhe për gjithë shqiptaret .

TIRANE PRILL 2020

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author