Rama/ ‘Më ra taksirati të kem rolin e Babait në këtë situatë’

0

Kryeministri Edi Rama ka folur për masat shtrënguese të marra nga qeveria shqiptare për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai ka thënë se asnjë masë shtrënguese e marrë nuk i pëlqen dhe as nuk e gëzon, por këto janë të detyrueshme në këtë situatë që ndodhemi.

Rama tha se i ka rënë taksirati që të ketë rolin e “babait” në këtë situatë të vështirë, ndërsa shtoi se shqiptarët nuk kanë vdekur asnjëherë nga uria.

“Nuk ka sesi këto masa të mos ju bëjnë të ndjeheni në vështirësi.
Si mendoni ju, se më pëlqejnë e më gëzojne mua këto masa shtrënguese, ku hyjnë cdo ditë e më pak të ardhura.
Ju kujtoni se më pëlqejnë mua shifrat e papunësisë, që do të thotë çdo ditë e më shumë njerëz në hall të madh.

Më pëlqen e më gëzojnë mua të mbyll shkolla, apo më pëlqen e më gëzon të merrem me lloj lloj reagimesh, sikur ua solla unë luftën, sikur unë rri në shpellën e një thesari me flori.
Nuk e shihni ju cfarë po ndodh? Po jetojnë më keq se ata që më shajnë dhe mallkojnë mua, qindra mijëra shqiptarë.

Nuk e kuptoni që në këtë luftë botërore ku as Amerika s’ka ilaç tjeter perveç mbylljes në shtëpi.
Cfarë kërkoni nga unë? Që tju tregoj përralla? Apo që ta shkri arkën e shtëpisë sonë të madhe sot dhe nesër të rri e të shikoj se si të gjiithë përfundojmë në një gropë të madhe si ajo e vitit 1997.

A më lejohet mua në këtë kohë që më ra roli i babait, t’ju them të mos krijoni iluzione.
Kaq të vështirë e keni ta kuptoni se deri tani nuk po përplasemi me një mur të vdekurish sepse po bëjmë gjënë e duhur.
Nga uria shqiptarët nuk kanë vdekur kurrë, sepse kanë mbajtur njëri tjetrin.

Pse nuk doni ta kuptoni që kjo është luftë? Është e para luftë kur njerëzimi nuk e sulmon dot armikun.
Nuk ka shtet që t’u shkojë të gjithë hallexhinjve në të njëjtën ditë.
Pyesni miqtë e shokët se sa po marrin nga shteti, se sa ua kanë falur dritat e taksat shteti.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author