SHBA miraton kurën e parë për koronavirusin

Agjencia amerikane, FDA, përgjegjëse për ushqimet dhe ilaçet, ka miratuar të martën kurën e parë për pacientët me koronavirus.

Sipas Daily Mail, bëhet fjalë për plazmën e gjakut të pacientëve që janë shëruar nga infeksioni.

Deri më tani, në SHBA janë mbi 50 mijë të prekur nga koronavirusi. Por tani mjekët mund të trajtojnë pacientët e sëmurë me plazmën e atyre që janë shëruar.

Plazma e gjakut nga pacientët e shëruar është e pasur me antitrupa që sistemi i tyre imunitar ka zhvilluar për të luftuar infeksionin.

Kina nisi të përdorte këtë metodë të vjetër për trajtimin e pacientëve të saj muajin e shkuar.

Autoritetet në Nju Jork thonë se do të nisin testimin për këtë kurë.

Ky trajtim mund të jetë shpresa më e mirë për pacientët e sëmurë me Covid-19, teksa shkencëtarët vazhdojnë punën me ritme të shpejta për të krijuar kura të tjera.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments