22 Marsi/ Fitorja e parë e PD në zgjedhje të pakontestuara

0

Si sot 28 vite më parë, në 22 mars 1992, u zhvilluan të parat zgjedhje të pakontestuara në Shqipëri, kur shqiptarët me votën e tyre vendosën për ndarjen mes dy epokave.

Partia Demokratike, fitoi bindshëm zgjedhjet e 1992 duke marrë, sipas shifrave zyrtare të KQZ-së së kohës plot 1.046.193 vota, ose 57% të votave të shqiptarëve, përkthyer me 92 mandate deputetësh në kuvend.

Zgjedhjet u organizuan nga Partia Socialiste që ishte në pushtet në atë kohë, dhe që për herë të parë pas 47 vjetësh, edhe pas ndryshimit të emrit, e gjeti veten në opozitë. Në organinin zyrtar të kohës, gazetën “Zëri i Popullit”, PS pranoi disfatën, ndërkohë që kishte marrë 433,602 vota ose 23.7 përqind.

Sali Berisha, kryetar atë kohë i PD, u zgjodh president i Republiës dhe Aleksandër Meksi, kryeministër i qeverisjes së re të PD.

Sot, pakush po kujtohet për këtë datë të rëndësishme në historinë politike të Shqipërisë, kur gjithë vendi vuan bllokimin e tmerrshëm për shkak të Covid-19. Dhe forcat politike, pavarësisht sinjaleve të bashkëpunimit, vazhdojnë të mbeten të ndara në qëndrimet e tyre. /newsbomb.al/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author