Skandali me SMS-në në Top Channel

0

Pas përgjigjes zyrtare nga Vodafon, se mesazhi në telefonin e Eni Vasilit nuk është dërguar nga kreu i opozitës Lulzim Basha, kanë ardhur edhe reagimet e para.

Gazetarja Sonila Meço dhe gazetari Ermal Mulosmani kërkojnë që të gjendet autori i këtij mesazhi.

Sipas tyre, kjo është një sjellje e frymëzuar nga Edi Rama.

Reagimet e gazetarëve:

Sonila Meço

Çfarë ka mbetur të bëhet më?

Kujt i intereson ky mesazh në telefonin e një gazetari?

Kujt i intereson kjo gjuhë e supozuar e liderit të opozitës?

Kush ka ngenë në kushte emergjence të krijojë situata të tilla?

Sa dëme mund të shkaktohen nga përpjekje të tilla?

Sa herë të tjera mund të ketë ndodhur?

Çfarë pasojash të tjera ka prodhuar kjo taktikë?

Sa ngjarje duhen hetuar tashmë, që rezulton se sa e thjeshtë është ndërhyrja në komunikime private? Më vijnë në mendje plot të tilla, sidomos politike e të sigurisë kombëtare.

Kohë virusesh!

Duhet izoluar shkaku…

Image

Ermal Mulosmani

Skandaloze!

Pas publikimit të këtij dokumenti, të gjithë ne që u tallëm me përmbajtjen e sms-së zotit Lulzim Basha duhet t’i kërkojmë ndjesë publike atij!

Unë po e bëj.

Ndërkohè prokuroria duhet të gjejë fajtorët dhe t’i ndëshkojë penalisht.

Një sjellje e tillë ndaj kryetarit të Opozitès është e frymëzuar direkt nga Kryeministri i vendit (edhe nëse nuk është urdhëruar personalisht nga ai).

Në këtë email dhe shkresë nga Administratori i Vodafone Albania thuhet tekstualisht ‘Sms nuk është gjeneruar nga numri i zotit Basha’.

Image

© SYRI.net

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author