Nga Gazmend Koduzi/ A kanë efektin e dëshiruar masat e izolimit social?

0

Orët e ndalimi të lëvizjes të qytetarëve nuk mund të ndryshojnë sipas dëshirës së KM , por kanë një logjikë epidemiologjike. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe raportet e para nga Kina tregojnë se është shumë e rëndësishme distancimi social, dmth largësia nga njëri-tjetri më shumë se 1 m me qëllim mos transmetimin e virusit përmes spërklave të pështymës.
Fillimisht, orari i lëvizjes u vendos në fasha shumë të vogla, 06-10 paradite dhe 16-18 pasdite. Kjo bëri që njerëzit të dynden në radhët e bankave apo marketeve (fotot më poshtë), duke bërë që kjo masë të japë efektin e kundërt. Sot, ndryshoi përsëri orari deri në orën 13, por pa një kufizim të lëvizjes.
Por kush mund të jetë zgjidhja e përshtatshme? Mbase, modeli italianku cdo qytetar kur del nga shtëpia potëson një formular për arsyen e daljes dhe ku po shkon (formulary më poshtë). Ky formular firmoset nga punonjësi I parë I policisë që e takon. Nëse ndryshon destinacion dhe kapet, atëherë vendoset gjobë. Kjo masë, do të bënte që të shtrihej në kohë sasia e njerëzve që kanë punë në institucionet e shërbimit, dhe do të mbante distancimin social.
Shpresoj që ky sugjerim të dëgjohet nga kolegët e shëndetit publik, dhe ta sugjerojnë aty ku merren vendimet.

Fotografia e Gazment Koduzi
Fotografia e Gazment Koduzi
Fotografia e Gazment Koduzi
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author