Neranxi/ Thirrje sipermarresve të sektorit ushqimor, dilni të gjithë në punë!

0

Pershendetje miq!

Duke qene ne komunikim te vazhdueshem me sipermarres te huaj te sektorit ushqimor, ku edhe atje eshte problemi i pandemise, ata me thone qe jane te gjithe ne pune. Nuk nderpritet aktiviteti per fabrikat, punishtet, dhe sherbimet catering! Nderkohe ketu shoh qe shume punishte ushqimore kane mbyllur cdo gje. Sot nuk blen dot nje embelsire gjekundi. Restorantet gjithashtu mund te aktivizojne sherbimet e porosive ne shtepi. Kjo eshte nje situate qe do zgjase, prandaj ju duhet te jeni ne pune, ti sherbeni njerezve sipas te gjitha rregullanve dhe me masat mbrojtese.
Nga ana tjeter, ne e dime mire se me cfare sakrificash punon biznesi ne Shqiperi, me nje barre te rende taksash dhe me konsum gjithnje ne renie. Mos e lini biznesin tuaj te falimentoje!
Ju e degjuat mbreme kryeministrin si u tall me biznesin. Ne fakt nje qeveri qe nuk funksionon ne kohe paqeje, nuk ka se si te funksionoje ne kohe lufte. Dilini pra vete per zot mundit dhe djerses tuaj! Ka jete perseri pertej pandemise. Dilni ne pune dhe sherbejini konsumatorit ashtu sic duhet! Perdorni rrjetet sociale per shitje me telefon! Forca, ngrihuni nga divani!

Fotografia e Nikollaq Neranxi
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author