Një studim i frikshëm për koronavirusin në kohën kur Tirana betonizohet dhe ndotet

0

Para pak ditësh, gazeta italiane Corriere della Sera shkruante se ka një lidhje mes ajrit të ndotur dhe koronavirusit.

Edhe gazeta e njohur Washington Post shkruan se ekspertët mendojnë se në qytetet e ndotura, efektet e koronavirusit të ri bëhen akoma më të rënda.

Arsyeja është shumë e thjeshtë: ky është një virus që shkakton probleme respiratore.

Edhe EuroNews ka publikuar një raport tronditës. Aty thuhet se personat e infektuar në qytetet më të ndotura kanë më shumë rrezik që të vdesin nga koronavirusin.

EuroNeës citon një studim nga Aleanca Europiane për Shëndetin Publik.

Ndërkohë vjet u raportua se agjencia Numbeo e ka shpallur Tiranën një nga qytetet më të ndotur në botë.

Kurse PD sot publikoi të dhëna shokuese. Sipas saj, betonizimi i kryeqytetit vazhdon edhe në kohërat e koronavirusit.

“Sipas të dhënave të publikuara, Bashkia Tiranë ka hapur tenderin për ndërtim tek Garda, në mushkërinë e vetme të qytetit të Tiranës. Të dhënat tregojnë se Bashkia e TIranës po tenderon këtë projekt me një vlerë prej 1.8 milionë euro, duke shtyrë ditën e aplikimit deri në 27 mars 2020,” tha ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.

Qytetarë të ndryshëm kanë postuar në rrjetet sociale foto se si ndotja në qytet vazhdon, kurse një ditë më parë një raport i OKB konstaton se Shqipëria është ndër vendet e para në botë për ndotjet që shkaktojnë sëmundje respiratore.

Si të mos mjaftonte kjo, një vëzhgim i Ora News tregon se mungon dezinfektimi në Tiranë, kurse plehrat po mbushin vendin.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author