Kryeministrin kanadez e zënë ethet në konferencë shtypi (VIDEO)

0

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka qenë duke dhënë një konferencë shtypi për masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, kur ka shkuar të marrë pallton e tij, pasi kishte ftohtë.

Ai dhe familja e tij janë izoluar, pasi gruaja e tij rezultoi pozitive me koronavirus.

Duke patur parasysh se ethet janë një nga shenjat që ka një person i infektuar me koronavirus, në Kanada dyshohet se kryeministri Trudeau mund të jetë infektuar nga gruaja e tij.

Ditën e djeshme, Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri kanadez ranë dakord për të mbyllur kufirin SHBA-Kanada për të gjithë udhëtimet jo thelbësore në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.

Trump e ka bërë testin për COVID-19, pasi kishte takuar dy zyrtarë brazilianë të infektuar me koronavirus.

Fatmirësisht për Presidentin amerikan, përgjigja e analizave doli negative.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author