Rama online me kryeministrat e Ballkanit dhe Kancelarin Kurz

0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në Fb se mbledhja e Kryeministrave të Ballkanit perëndimor me Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, me pjesëmarrjen e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, po zhvillohet online në datën e paracaktuar.

Sipas Ramës, synimi është “ garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun europian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin

Plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i BE për vendet e rajonit tonë në këtë reagim

Mbledhja e Këshillit Europian javën e ardhshme, ku do të diskutohet edhe vendimmarrja për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”

Kryeministri thekson se “Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë.”

Image
Image

Image
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author