Rama/ “Ju lutem të gjithë atyre që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë

0

Kryeministri Edi Rama duket se i është përgjigjur, së paku me një premtim, kërkesës së Partisë Demokratike për të marrë marrë parasysh mbështetjen financiare të mijëra punonjësve në bizneset e mbyllura, që rrezikojnë të mbeten pa rroga për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në një mesazh në Fb para pak minutash, Rama ka njoftuar:

“Ju lutem të gjithë atyre që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë dhe bëjnë durim, të enjten do të kemi gati planin e garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi!

Nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!

Durim ju lutem dhe besim që po punojmë pa pushim për të mos lënë asnjë vetëm në përballimin e pasojës financiare të mos vajtjes në punë!” përfundon kreu i qeverisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author