Zyrtari i OBSH: Lërini këpucët dhe rrobat jashtë

Aktualitet

Konsulenti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Walter Ricciardi ka folur për mënyrën se si trasmetohet koronavirusi dhe kujdesi që duhet të bëjmë.

Mediat italane bëjnë më dije se Ëalter ka thënë se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm edhe sa u përket rrobave që mbajnë veshur kur dalin pasi mund të jenë mbartës të virusit.

“Për ata që do të punojnë edhe në këto ditë, kur të ktheheni në shtëpi, lërini këpucët dhe rrobat jashtë, në një ambient të hapur. COVID-19 është një virus i ri dhe ne ende jemi duke studiuar për të. Virusi mund të mbijetojë në disa lloj sipërfaqesh,” tha Riccard.

Ai ka shtuar se virusi përhapet përmes kontaktit prandaj është shumë i rëndësishëm izolimi në shtëpi.

“Virusi transmetohet nga kontakti, nga ndërveprimi fizik midis dy personave. Për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme të qëndroni në shtëpi, dhe madje edhe më e rëndësishme të lani duart. Kur dikush del dhe prek objektet, në autobus ose në ashensor, ekziston rreziku që dikush që teshtit ose kollitet t’i ketë prekur fillimisht ato, kjo është hera e vetme që virusi mund të transmetohet nga një këndvështrim mjedisor“ tha konsuleti i OBSH-së.