Vdes nga koronavirusi 38 vjeçari, viktima me moshë më të re në Itali.

Maurizio ishte i lumtur, dhe bënte tifo për Barin. Herët a vonë do të donte të drejtonte një Ferrari. Vuante, është e vërtetë. Po kishte dëshirë të jetonte. Por vdiq. Nga një krizë respiratore. Ishte 38 vjec dhe e vrau coronavirus. Eshtë viktima me moshën më të re në Itali.

“Nuk e dimë sesi e mori virusin. Dhe as nuk na intereson tashmë. Por duam që të gjithë të dinë: ky është një virus I tmerrshëm që të merr gjithcka. Mori jetën e djalit tonë. Dhe për ne, mua dhe gruas time na hoqi të drejtën ta asistojmë deri në minutën e fundit. Për këtë ju kërkoj, ju lutem, kjo është një sëmundje tmerrësisht serioze: qëndroni në shtëpi, ju lutem. Bëjeni ju, bëjeni për ata që ju duan|”.

Antonio Pinto është babai I Maurizios. Eshtë mjek radiolog I njohur dhe I vlerësuar. Jeton me familjen në Bari, Turi. Eshtë në kuarantinë së bashku me gruan. Por dhimbja nuk njeh izolim. “Thonë: Covid vret njerëzit e dobët. Dhe, një pjesë, është e vërtetë. Po ne kemi për detyrë të mbrojmë njerëzit e dobët. Dhe pse Maurizio mund të mbrohej vetë.

Maurizio ishte në një karrige me rrota:

Nuk kishte lindur ashtu. Përfundoi në karrige me rrota në 2002 kur kishte më pak se 20 vjet. Ishte verë, vraponte nëpër rrugë. Dhe nuk mundi të ecte më, nuk kishim c’të bënim. Ishte shumë e vështirë. Më shumë për ne, sesa për atë. Sepse Maurizio nuk u dorëzua: ushtrohej cdo ditë me të drejtën për të jetuar. Dhe pse, pas incidentit jetoi më shumë: ishte I lumtur, dhe autonom. I pëlqente të rrinte mes njerëzve. Dhe kur gjendja fizike u përkeqësua.

Në c’mënyrë?

Maurizio ishte prej pak kohësh në dializë. E bënte një herë në dy ditë, tre herë në javë. Dhe për të ishte I pavarur. Shkonte të bënte terapinë me makinën  e vet, merrte vetë karrocën. Pra gjithcka e përballonte me qetësi.

Cfarë ndodhi?

Në fillim të marsit pati një temperaturë të cuditshme. Nuk I binte dhe unë nuk e shpjegoja dot. Pas disa ditësh kuptova që ishte dicka që nuk shkonte dhe e cuam në spital. Në poliklinikën e Barit ku u shtrua në repartin e sëmundjeve infective. Kushtet u përkeqësuan menjëherë. Merrte frymë me zor, me paisjet respiratore. Më pas të premten erdhi pergjigja e tamponit për coronavirus: positive. Na nxorrën jashtë repartit, ndoshta ashtu duhej. Ishte hera e fundit që e pashë djalin me sy.

E ke idenë ku mund ta ketë marrë virusin?

Jo. Dikush tha se ndoshta ia kisha transmetuar unë, pas ndonjë mbledhjeje. Një gënjeshtër e kotë. Kam dy vite që nuk lëviz nga Turi. Maurizio në fakt, lëvizte gjithandej. Punonte si administrator në një rezidencë sanitare për të vjetrit. Takonte me dhjetëra persona në ditë në rrugë. Ishte një tifoz I jashtëzakonshëm I Barit. Ndërmjet ngushëllimeve që na kanë ardhur është edhe ajo e shoqërisë, e presidentit. Maurizio do ishte I lumtur.

Thonë: Coronavirus nuk të vret, është një shkak dytësor:

Maurizio u vra nga coronavirus. Më pas situate e tij ishte delicate. Po përpara atij gripi, ishte nëpër restorante. shqetësimi i Iij I vetëm ishte se nuk I jepte dot Ferrarit. Ishte ëndrra e tij e madhe. Nuk dua që të thuhet “prek të dobëtit”. Eshtë një mënyrë justifikimi. Për të mos marrë përgjegjësi. Kemi një detyrë: të qëndrojmë në shtëpi për të luftuar kontaminimin. Mos dilni që të mbrojmë veten. Për të mbrojtur personat më me pak fat, si Maurizio. Apo më të dobët, si më të vjetrit. Ne ky virus na mori djalin. Eshtë detyrë e cdo prindi të shtrëngojë dorën e tij në fund. Deri në fund. Ju lutem, bëni të mundur të mos ndodhë më.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments