Manastirliu: 2268 mjekë, infermierë dhe studentë të mjekësisë i janë bashkuar ‘frontit të luftës’

Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë ka dhënë lajmin e mirë se 2268 mjekë, farmacistë, infermierë dhe studentë të mjekësisë i janë bashkuar personelit shëndetësor për të “luftuar” kundër koronavirusit.

Manastirliu falenderoi edhe mjekët me eksperiencë që iu bashkuan stafeve mjekësore.

“2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të luftës me COVID-19.
Kam një falenderim për Prof Dhimitër Krajën, ish shef i shërbimit Infektiv në QSUT, doktor Sokol Agollin, mjek anestezist reanimator, Dr. Mihal Kërcci, mjek anestezist reanimator, Dr. Roland xhaxho, mjek anestezist reanimator, të cilët së bashku me ing mjekësorë, Pirro Kushi dhe Azis Toska iu përgjigjen menjëherë thirrjes sonë dhe sot janë duke ofruar shërbimin e tyre të vyer në përballjen me koronavirusin e ri”, tha Manastirliu.