Koronavirusi, Banka e Shqipërisë shtyn pagesën e kredive me 3 muaj për të gjithë debitorët

Aktualitet

Banka e Shqipërisë ka anuluar disa aktivitete në kuadër të masave të marra nga qeveria shqiptarë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, i cili deri tani ka infektuar 15 persona si dhe dje ka shënuar viktimën e parë.

Një njoftim tjetër i rëndësishëm vjen nga Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë i cili vendosur të shtyjë për tre muaj pagesën së kësteve të kredive për të gjithë debitorët.

“Njoftim për anulimin e disa aktiviteteve të Bankës së Shqipërisë Në kushtet e situatës së krijuar dhe masave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare me qëllim frenimin e përhapjes së virusit COVID-19, të tilla si pezullimi i procesit mësimor deri në datën 23 mars dhe ndalimi i grumbullimeve apo organizimit të aktiviteteve publike dhe jopublike deri më 3 prill, jemi të detyruar t’i anulojmë aktivitetet edukative të Javës së Parasë 2020, të parashikuara të organizoheshin në datat 23-29 mars 2020.

Gjithashtu, ju informojmë se në këto kushte, Muzeu i Bankës së Shqipërisë dhe Dyqani Numizmatik do të qëndrojnë të mbyllur deri në një njoftim të dytë. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, urojmë në një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës”, ka lajmëruar më herët BSH.