Shkon në 12 numri i të infektuarve me koronaviorus

Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë raporton se ka shkuar në 12 numri i personave të prekur nga koronavirusi.

“Kanë rezultuar dy raste me koronavirus. I moshuari në Lushnje 78 vjec, me një hisori udhëtimi në Bergamo të Italisë. Të dyja rastet janë në vetëizolim. Janë testuar 157 njerëz të dyshuar dhe deri tani vetëm 12 i kemi identifikuar pozitiv”, tha zv.ministrja e shendetësisë.