Meta motivon qytetarët shqiptarë: Lulet po shtohen, pranvera nuk ndalet

Aktualitet

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar një fotografi sot në rrjetet sociale me një mesazh optimist: “Lulet po shtohen! Pranvera nuk ndalet!” shprehet Meta.

Mesazhi me dritë e me shpresë për një stinë të bukur pranvere vjen pikërisht në ditën kur qytetarët shqiptarë janë tronditur nga konstatimi i rasteve të para me koronavirus në Shqipëri dhe institucionet arsimore janë mbyllur për të parandaluar epideminë.