Erdhi nga Italia, infektohet me coronavirus Drejtoresha…

0

Tre rastet e reja e të infektuarve janë familjarët e të infektuarve të parë nga Dibra, ndërsa personi i katër i prekur nga kjo situatë është drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës, Nina Caca Biljanovska.

Ajo që e bënë akoma më të frikshme këtë situatë është që mjekja Biljanovska është kthyer nga Italia në Maqedoni një javë më parë dhe nuk ka bërë asnjë kontroll. Madje ka filluar punën normalisht. Bëhet me dije se ajo ka zhvilluar dhe një konferencë ku kanë marrë pjesë mbi 100 veta.

Sakaq, janë vetëizoluar në shtëpitë e tyre 64 punonjës të Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës. Persona këta që kanë pasur kontakt me mjeken e infektuar.

Autoritetet përkatëse kanë vendosur që për shkak të kësaj situate klinika të qëndrojë e mbyllur 14 ditë. Ndërsa drejtoresha do të pezullohet nga puna për shkak se nuk u paraqit për kontroll pasi u kthye nga Italia dh e rrezikoi dhe infektimin e shumë personave të tjerë.

Kujtojmë se koronavirusi ka prekur dhe vendin tonë dhe prej dy ditësh janë raportuar 6 persona të infektuar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author