Balluku: Do të mbyllim të gjitha udhëtimet drejt shtetit Italian.

Aktualitet

Pas anullimit të fluturimeve do të mbyllen edhe tragetet për pasagjerët. Ndërkaq sipas Ballukut anijet tregtare që kanë objekt tregimtimin e mallrave nuk kanë asnjë lloj bllokimi por që do të kontrollohen imtësisht.

“Të gjitha aeroportet duke u nisur nga Shqipëria nuk do te jenë më të aksesueshme. Të gjithë pasagjerët kanë kaluar në kontroll mjekësor. Të gjithë personave të sapo ardhur në Shqipëri i kërkohet vetëkarantimi. 

Në raste kur autoritetet italiane do të vendosin të tërheqin shtetas të tyre do të jenë të mundur vetëm nëse avionët do të jenë pa pasagjerë

Do mbyllen dhe dy aeroporte të tjera të Romës. Sot do nisim tragetet e fundit nga Durrësi dreht Barit dhe nga Vlora.

Pas ditës së sotme nuk  do të ketë udhëtime drejt Barit dhe  Brindisit. Të gjitha anijet tregtare nuk do të bllokohen.

Personali i anijeve tregtare do kontrollohet përmes personelit tonë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të përdorin shërbimet online”, thotë Balluku.

Sakaq ajo shton se sonte do të nisen tragetet e fundit dreth Italisë. “Sonte do të nisen tragetet e fundit”, tha Balluku.