Manastirliu: Ndalohen të gjitha vizitat e shoqëruesve në spitale

Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konfirmuar mbylljen e institucioneve për një periudhë 2 javore në kuadër të situatës alarmante të koronavirusit.

 Ajo ka deklaruar masat e shtuara, duke nisur nga fondi prej 400 milionë lekë për sistemin e shëndetësisë deri tek ndalimi i vizitave të familjarëve dhe shoqëruesve në spitale.

‘Për mbylljen e instistucioneve për një periudhë dy javore gjithashtu mbylljen e aktiviteve publike dhe jo publike, konferencat po ashtu dëgjesat. Gjithashtu kemi marrë një vendim për kufizimin e shoqërueseve në ambjentet spitalore.Në kuadër të masave ne kemi marr9 këtë vendim dhe ftojmë qytetarët t’i zbatojnë. Nga ana tjerër 400 mijë lekë fond janë vënë në dipozicion për fuqizmin e flotës. gjithashtu për takst-forcën  ështëmarra masa për personelin mjekësor. Përveç të gjitha masave që qeveria po merr përsipër, është një betejë që fitohet përmes sjelljes individuale’, tha Manastirliu.