Aktualitet

Braçe/ Ruani qetësinë, çdokush që ka hyrë nga Italia të vetëkarantinohet

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të disiplinohen.

Sipas Braçes, çdokush që ka hyrë nga Italia në Shqipëri gjatë javëve të fundit duhet të vetëkarantinohet për 14 ditë.

Braçe thekson se të gjitha vendet me grumbullime të mëdha, veçanërisht shkollat duhet të 100-fishojnë kujdesin ndaj higjenës.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme ministria e shëndetësisë konfirmoi dy rastet e para me koronavirus dhe bëhej fjalë për dy persona, babë e bir të ardhur nga Firence.

Statusi i plotë:

TANI DUHET QETESI,
VETEKONTROLL, DISIPLINE PER TE ZBATUAR CDO PROTOKOLL DHE
CDO RREGULL TE SHPALLUR, VENDOSMERI PER TE MOS LEJUAR PERHAPJEN KUDO!

Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperidy javet e fundit dhe ka shenja te gripit, te telefonoje NUMRIN 127;

Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperi gjate dy javeve te fundit duhet te vetekarantinohet per 14 dite;

PJESA TJETER ESHTE HIGJENA, HIGJENA, HIGJENA!

Lani duart shpesh dhe per 40 sekonda me uje e sapun, dizinfektoini me solucione me baze alkoolin;

Te gjitha vendet me grumbullime te medha, posacerisht shkollat duhet te 100 fishojne kujdesin ndaj higjenes;

Mos prekni gojen, hunden e syte më duar te palara, virusi hyn ne trup prej tyre!

MRONI FEMIJET DHE TE MOSHUARIT!
ESHTE DETYRE!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?