Koronavirusi/ Greqia shënon rastin e 32, paralajmëron profesori

Sipas medieve greke rasti më i fundit i identifikuar është një 32 vjeçare në Selanik. Raportohet se 32 vjeçarja së fundmi kishte udhëtuar në Itali.

Tashmë në Greqi janë identifikuar 22 raste të reja me coronavirus Covid19, duke bërë që numri i prekurve të rritet në 32.

Lajmin e ka konfirmuar Profesori i Sëmundjeve Infektive, Sotiris Tsiodras, duke paralajmëruar se në javët e ardhshme do të këtë një situatë të befasishme, sepse sipas tij do të shohim rritje të konsiderueshme të rasteve në Greqi.

“Javët e ardhshme do të shohin një rritje të konsiderueshme të rasteve në Greqi”, tha Tsiodras.

Kujtojmë se deri më tani koronavirusi ka “gjunjëzuar” mbi 80 vende duke infektuar mbi 97 mijë persona ndërsa ka shënuar më shumë se 3000 viktima, të gjitha këto në rang global.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments