Koronavirusi/ Dorëzohet SHBA: Nuk kemi pajisje testimi
Shtëpia e Bardhë e pranoi se në SHBA nuk ka mjaftueshëm kuti testimi për koronavirusin. Ky paralajmërim vjen në kohën kur sëmundja po përhapet në të dy brigjet amerikane.
Zëvendëspresidenti Mike Pence tha se administrata e Trump nuk do jetë në gjendje të përmbushë objektivin e saj për të ofruar 1 milion kuti testimi këtë javë.
Kongresi nga ana tjetër lëvizi me një shpejtësi të pazakontë duke miratuar një paketë ndihme urgjente për të luftuar shpërthimin.
Në nivel global, numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 92 mijë. Në SHBA janë mbi 200 raste dhe 12 viktima në 20 shtete.
Total 0 Votes
0
0