Koronavirusi/ Shkon në 79 numri i viktimave në Itali

Mediat fqinje raportojnë se në Itali numri i viktimave ka shkuar në 79, ndërsa janë infektuar më shumë se 2000 persona.

Bëhet me dije se vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë regjistruar mbi 27 viktima.

Ndërsa në Greqi numri i të prekurve ka shkuar në 7 dhe janë mbyllur 28 shkolla në Athinë dhe Selanik. Gjithashtu autoritetet kanë pezulluar të gjitha udhëtimet shkollore të organizuara jashtë vendit, të paktën deri në 13 mars.

Deri më tani koronavirusi është përhapur në 73 vende deri tani. Numrin më të lartë të infektuarve e mban Kina, plot 90,428 persona dhe 3121 të tjerë kanë humbur jetën. Ekspertët e ekonomisë kanë llogaritur rreth 5 triliardë dollarë humbje në tregjet globale për shkak të koronavirusit.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments