Hidhet shorti i Europa Ligë, cilat janë përballjet më të forta

Është hedhur, shorti i 1/8-ave të Ligës së Europës, që nxjerrë përballje tepër interesante dhe të forta.

Interi i Kontes është vënë përballë Getafes, një përballje italo-spanjolle që pritet me shumë interes. Getafe ka eliminuar Ajaksin në raundin e 1/16-ave dhe do të jetë një kundërshtar aspak i lehtë për ziklatrit.

Një tjetër përballje italo-spanjolle do të ketë në raundin e 1/ 8 –ave, teksa Sevija është vënë përballë Romës. Skuadra spanjolle kaloi Kluzhin me dy barazime, ndërsa Romën nuk e pengoi dot Genti.

Mançester Junajtid do të luajë përballë debutueses LASK nga Austria. Ndërkaq Rejnxhersi do të përballet në dy takime me Leverkuzenin.

Një përballje interesante do jetë edhe ajo mes Olimpiakosit e Ulvs, dy skuadra që kanë dhuruar spektakël deri më tani.

Faza e 1/8-ave do të luhet në datat 12 dhe 19 mars, çerekfinalet në 9 dhe 16 prill, ndërsa gjysmëfinalet në 30 prill dhe 7 maj. Finalja e madhe do të luhet më 27 maj

Çiftet e fazës së 1/8-ave:

1) Bashakshehir-Kopenhagen

2) Olimpiakos- Ulvs

3) Rejnxhers-Leverkuzen

4) Volfsburg-Shakhtar

5) Inter-Getafe

6) Sevija-Roma

7) Salcburg/ Frankfurt- Bazel

8) Junajtid- LASK

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments