Një grua është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, brenda një byrektoreje

0

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Durrës.

Një grua është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, brenda një byrektoreje. Ngjarja tragjike ka ndodhur te sheshi “Azem Hajdari”.

Dëshmitarët i thanë gazetares së “BalkanWeb”, Klodjana Haxhiaj, se çifti kishte debate të ashpra prej disa ditësh. Ndërkohë, pas krimit burri vrasës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të krimit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author