Shefja e Epidemiologjisë/ Deri tani, në Shqipëri nuk ka asnjë rast me koronavirus

Aktualitet

Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë deklaroi sot deri më sot në Shqipëri nuk është evidentuar asnjë rast me koronavirus në Shqipëri. Në një deklaratë para medieve, Tomini foli për shtimin e masave në pikat kufitare dhe kujdesin që duhet treguar për higjenën, qoftë personale, qoftë në ambientet publike, sidomos në shkolla.

 Në shkolla janë marrë masa për shtimin e higjenës.

Kemi shtuar survejimin në pikat kufitare.

Po monitorohet çdo infeksion respirator në qëndrat spitale.

Koronavirusi është një infeksion respirator që transmetohet nëpërmjet spërklave dhe u shfaq gjatë dimrit dhe shpresojmë, që kjo virozë të ketë ulje me uljen e temperaturave.”