Meta: Në 2 mars të gjithë në bulevard, rreziku më i madh murtaja që quhet Rilindje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat pak minuta pasi dorëzoi në SPAK, kallëzimin ndaj Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Presidenti shprehur vendosmërinë e tij për të shpartalluar “grushtin e shtetit” dhe tha se rreziku më i madh i vendit ishte murtaja që quhet Rilindje.

Mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është sot detyrë mbi detyrat për çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot dhe kryedetyra e Presidentit. Nuk ka ndodhur ngjarje më e rëndë në historinë e shtetit se ky akt mafioz.

Në bazë të provave zyrtare, rezulton e përfshirë edhe celula e struktura në krye të Ministrisë së Drejtësisë, që nëpërmjet shkeljes së Kushtetutës dhe falsifikimeve, ka tentuar një grusht shteti duke rrëmbyer në mënyrë mafioze, një kompetencë që Kushtetua ia jep vetëm Presidentit me qëllim garantimin e një Gjykate Kushtetuese si një polici antikushtetuese për të dhunuar të drejtat e qytetarëve shqiptarë në të ardhmen.

Ndaj këto prova tronditëse ishte e domosdoshme t’i sillte vetë Presidenti.

Tashmë padia dhe kallëzimet penale për disa vepra penale shumë ët qarta është dorëzuar për tre titullarë të Ministrisë së Drejtësisë me në krye ministren dhe kemi dhe për persona të tjerë të përfshirë për shpartallimin e kësaj tentative dhe të grushtit të shtetit për rrëmbimin e Kushtetutës së Shqipërisë, për ta kthyer Gjykatën Kushtetuese dhe të sovranitetit të Shqipërisë nga kjo bandë kaq e rrezikshme.

Ndaj në 2 mars të gjithë shqiptarët në bulevard në Tiranë për të bërë të qartë që të gjithë janë me Kushtetutën, jo me Presidentit, Kushtetutën që votuan në 22 nëntor 1998 dhe rreziku më i madh është murtaja që quhet Rilindje.

(BalkanWeb)

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments