Kryemadhi sulmon ashpër ministren Gjonaj/ Halabake rrugësh! Shtojzovalle e grupeve kriminale

0

Monika Kryemadhi e LSI sot nga Shkodra ka sulmuar ashpër ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn duke e cilësuar si ‘shtojzavalle të krimit’, ‘halabake rrugësh’.

Megjithatë “që ta dinë shqiptarët, ka dhe lidhje familjare me Ilir Metën”, tha Kryemadhi duke akuzuar ministren se ka falsifikuar protokollin e ministrisë së Drejtësisë.

“Ju e dini se ç’ka ndodhur ditët e fundit, dëgjon në debate televizive që flasin për Kushtetutën që është themeli i një kombi, i një shteti.

Se nëse s’do kishim Kushtetutë nuk do dinim ku është fundi i lirisë dhe demokracisë për një njeri dhe ku fillon për diku tjetër.

Kushtetuta e një vendi është si rregulli i një burri dhe i një gruaje në shtëpi, është si rregulli i një prindëri që vendos kufirin e moralit, komunikimit për familjen e tij.

Sot ndjej dhembshuri, keqardhje por edhe mëshirë sepse ndoshta kryeministri ynë përvecse ka treguar analfabetizmin e tij njerëzor, sepse s’ka asnjë fije njerëzillëku. Dëgjoja se si sot nga Durrësi bënte thirrje që për të ndërtuar Shqipërinë do thërrasim punëtorë nga jashtë sepse shqiptarët i mendon të gjithë jurista që rrinë në kafene. Në fakt juristët e Ramës jo vetëm që rrinë në kafene por paguajnë një natë në hotel paguajnë 700 euro.

Dhe ky analfabeti jonë thotë do sjell punëtorë nga jashtë. Firmat e ndërtimit në Shqipëri kanë ngelur pa punëtorë. 500 djem nga Gramshi punojnë sot në Mongoli e shumë vende të tjera. Dhe ky kriminel thotë do sjell punëtorë nga vende të tjera se iu intereson oligarkëve të tij. Juristët e edi ramës janë kthyer në shtojzovalle të grupeve kriminale të Edi Ramës, në shtojzovalle të kapjes dhe rrëmbimit të Kushtetutës shqiptare dhe akoma sot nuk kemi një përgjigje nga ministrja jonë bukuroshe dhe që ta dinë shqiptarët, ka dhe lidhje familjare me Presidentin, se pse ka falsifikuar protokollin e ministrisë së Drejtësisë?

Një ministreshë që ndërton jetën e saj mbi fëmijët e shqiptarëve, sic ka vjedhur protokollin, ashtu ka vjedhur edhe pronat e shqiptareve, një halabake rrugësh”, tha Kryemadhi.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author