Rama dhe Majlinda Bregu shkëmbejnë batuta: E dashur armike

0

Majlinda Bregu e cila tanimë qendron në krye të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, dashur pa dashur bëhet pjesë e aktiviteteve të përbashkëta me kryeministrat e rajonit.

Këtë herë rradhën e ka patur Edi Rama. Bregu dhe Rama u shfaqen bashkë në aktivitetin organizuar nga RCC dhe Forumi Botëror Ekonomik për Inovacionin në Tiranë.

Rama ka mbajtur edhe një fjalim ku i është drejtuar Bregut në anglisht.

“Thank you my dear enemy, (faleminderit e dashur armike). Kemi bërë shumë beteja në të shkuarën si kundërshtarë, por ja ku jemi sot si një shembull që po shohim para për vendin”.

Pas largimit të Ramës, mësohet se organizatorët në aktivitet kanë provokuar Bregun duke i thënë asaj të ulet në karrigen e lënë bosh nga kryeministri Rama.

Përgjigja e Bregut ka qenë një batutë që i adresohet ish-kryetarit të saj Lulzim Basha, që edhe e përjashtoi nga listat, automatikisht duke e lënë jashtë gardhit të partisë së saj, PD-së.

“Dakord, mundem ta bëj, por nuk më pëlqen e s’e kam zakon të marr karrigen e të tjerëve edhe kur ajo është bosh. Mua më pëlqen të luftoj vetë për karrigen”, ka thënë Bregu./newsbomb.al/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author