Luan Rama: Grushti i shtetit s’është vetëm kur del me tanke

0

Përmes një deklarate për mediat nga selia e LSI-së Luan Rama theksoi se kryeministri Rama po bën përpjekje që të kapë shtetin, përmes vjedhjes së kompetencave të presidentit. Sipas tij, ky është ndër skenarët për grushtin e shtetit.

“Ndërkohë që qeveria duhet të punonte për plotësimin e kushteve për BE, po bën të kundërtën. Po bën atë që ka bërë gjatë kësaj periudhe qeverisje, me synim kapjen e shtetit dhe kriminalizimin e tij. Përpjekje kriminale përmes vjedhjes së kompetencave të presidentit, është një prej skenarëve të realizimit të grushtit të shtetit. Le ta kuptojnë dhe ata pseudo-jurist se duke menduar se duke u hequr si budallenj, mund të amnistohen publikisht.

Grusht shteti nuk do të thotë që të dalin tanket në rrugë që i kundërvihen qeverisë. Grusht shteti është dhe kur një pjesë e pushtetit merr në mënyrë të paligjshme kompetencat e në pushteti tjetër. Grusht shteti është kur dhe me ligj vidhen kompetencat e një pushteti tjetër, siç po ndodh në Shqipëri. Dokumentet e publikuara nga presidenti tregojnë qartë këtë.”, tha Luan Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author