Balla i përgjigjet Metës: Rruga europiane e Shqipërisë s’pengohet nga asnjë kapriço personale!

0

Taulant Balla i përgjigjet sulmeve të presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbildhen në demonstratë më datën 2 mars për të mbrojtur kushtetutën nga qeveria, të cilës i drejtohet me epitetin “organizatë mafioze”.

 Balla tha se rruga eurpoiane e Shqipërisë nuk mund të pengohet nga asnjë kapriço personale, duke i u referuar ‘sjelles” së ditëve të fundit nga ana e presidentit.

Sakaq Balla bën thirrje të mos harxhojmë më kohë kotë me “histori idjoteske grushte e mosgrushte shteti, kur jemi në një moment ku vëmendje duhet të jetë e fokusuar te njerëzit”.

“Rruga europiane e Shqipërisë nuk mund të pengohet nga asnjë kapriço personale e asnjë individi apo politikane. Rruga europiane sot është më e sigurtë se kurrë, kemi ecur në momente të rëndësishme gjatë këtij procesi.

Gjatë qeverisë së Ramës Shqipëria mori statusin kandidat, që më parë as që bëhej fjalë. Edhe pse brenda BE ka shumë divergjenca kujtoj se BE ka vendosur të therrasë një konferencë për të ardhmen e europës.

Mos harxhoni më kohë kohë kotë me histori idjoteske grushte e mopsgrushte shteti, kur jemi në një moment ku vëmendje duhet të jetë te procesi i votimit pas mbështetjes që morëm, për tu fokusuar te njerëzit”, tha Balla.

Kreu i PS më tej tha se Meta është në krizë me veten dhe se duhet të ndajë mendjen nëse do të jetë president apo lider i opozitës.

“Ne nuk kemi një krizë me presidentin, presidenti ka krizë me Ilir Meten që do të thotë se Iliri duhet të ndajë përfundimisht nëse do të jetë president apo lider i opozitës.

Ilir Meta është një istitucion ne hetim paralarmetar në shkelje te rënda të institucionit. Është një cështjë e tij dhe jo një cështe e jona.  Hallet e shiptareve janë tërsisht të ndryshme nga hallet e Ilir Metës”, shtoi kreu i grupit të PS.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author