Fevziu: “Vajzat e mia të mos jetojnë në Shqipëri!”

0

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “OPININION”, Blendi Fevziu nuk dëshiron që vajzat e tij Mishel dhe Alis të jetojnë në Shqipëri.

Këtë e ka shprehur sot në emisionin “Opinion” ku u fol për temën “Pse dhe ku ikin shqiptarët”.

Gjatë diskutimit në studio me të ftuarit Dashamir Shehi, Blerina Gjylameti, Besart Kadia, dhe Blendi Salaj, gazetari i njohur shqiptar tha se nuk do t’i imponojë vajzat e tij të jetojnë në vendin ku kanë lindur, vetëm sepse janë shqiptare.

“Unë ju them vajzave të mia të mos vijnë në Shqipëri. Nuk besoj se kanë vështirësi jete ato këtu”, u shpreh Fevziu.

Edhe më herët në një intervistë për “Shiko Kush Luan”, moderatori është shprehur se të ardhmen e vajzave ai e sheh jashtë Shqipërisë. Sipas tij ky është një vend shumë maskilist në raport me femrat.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author