SpiropalI i përgjigjet Metës: Zoti e ndihmoftë, se populli jo e jo

0

Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në Twitter pas paralajmërimit të Presidentit për një dekret që ai tha se do jetë “shpartallim i plotë i grushtit të shtetit përpara bulevardit me popullin shqiptar ku do lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve”.

Spiropali thotë se ideja per grushtin e shtetit “ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta”.

Reagimi i plote

1/Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën. Kjo dihet. Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin! Keqardhja për Presidentin ka sosur. Ajo për I.Metën s’ka të sosur!

2/Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli!

Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit, ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author