Tmerr/ Vret 2 prindërit, 2 vëllezërit dhe në fund veten

0

Një police shqiptare e Kosovës ka kryer një akt të tmerrshëm sot në mesditë duke vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe në fund veten.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para nga portalet e Kosovës, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në Stacionin Policor në Gjilan, me armë zjarri i ka marrë jetën dy prindërve dhe dy vëllezërve të saj, ndërsa, në fund, ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipi mjekësor, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e viktimave do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author