Shpërndarje e Parlamentit, Manja: Absurde, do ishte atentat ndaj Kushtetutës

0

Lidhur me paralajmërimin e Metës se nuk do t’i dekretojë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, Manja tha se Presidenti me një deklaratë të tillë kërkoi të eklipsonte një konferencë të jashtëzakonshme për shqiptarët duke iu referuar konferencës së donatorëve. Ai theksoi se nëse Presidenti ia kthen sërish Kuvendit, kuvendi do e rrëzojë dekretin.

Manja tha se Presidenti duhet t’i referohet nenit 1 të Kushtetutës së Shqipërisë se Shqipëria është Republike Parlamentare. I pyetur nëse mund ta shpërndajë Presidenti parlamentin, Manja tha se është absurde dhe ta mendosh dhe se do ishte një shkelje e rëndë.

“Në fakt unë jam njohur dje me deklaratën e presidentit të Republikës dhe më erdhi keq që presidenti zgjodhi të bëjë një deklaratë të tillë në një ditë shumë të rëndësishme për shqiptarët”. “Dje ishte konferenca e donatorëve ku Shqipëria mori mbështetjen e miqve dhe partnerëve lidhur me fatkeqësinë natyrore të datës 26 nëntor dhe nuk më erdhi mirë që presidenti me një deklaratë të tillë në Tiranë kërkoi të eklipsonte një konferencë të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe unë gjej rastin të falënderoj donatorët dhe kryeministrin”, tha Manja.

“Për presidentin e kam të qartë përgjigjen, kjo mazhorancë do të zbatojë kushtetutën, ligjet e vendit dhe rregulloren e kuvendit”.
“Nëse presidenti në vazhdën e shumë ligjeve që nuk i dekreton dhe ia kthen përsëri kuvendit, kuvendi do të rrëzojë dekretin e presidentit”, vijoi ai në prononcimin për mediat.


“Presidenti është në një procedurë shkarkimi në Kuvendin e Shqipërisë, është brenda afateve që ka përcaktuar kuvendi”.

“Lidhur me shpërndarjen e parlamentit nga ana e presidentit, edhe në këtë rast kushtetuta e ka bërë të qartë se në cilat raste shpërndahet parlamenti, është diçka absurde ta mendosh. Besoj do të ishte shkelja më e rëndë, atentati më i rëndë që mund t’i bëhet Kushtetutës së vendit”, tha Manja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author