A duhet të konsumojnë fëmijët lëngje frutash?

Fëmijët nuk duhet të konsumojnë lëngje frutash në vitin e parë të jetës. Ky është alarmi që ngre “Akademia Amerikane e Pediatrisë”.

Ata këshillojnë që në 12 muajt e parë fëmijës të mos i jepen lëngje frutash, ndërsa nga mosha 1 deri në 3 vjeç, lejohet të konsumojnë deri në 120 ml, por të jetë 100% natyral nga frutat.

Prindërit mendojnë se lëngjet e frutave janë shumë të shëndetshme, por në të vërtetë ato nuk mund të zëvendësojnë frutat. Ato mund të jenë të mira në sasi të vogla për fëmijët mbi 1 vjeç. Nën këtë moshë, mjekët këshillojnë të mos përdoren fare.

Sipas udhëzimeve të “Akademisë Amerikane të Pediatrisë”, në gjashtë muajt e parë, qumështi i gjirit është mëse i mjaftueshëm që fëmija të marrë vlerat ushqyese që i duhen. Pas 12 muajve, mund t’i jepni sasi të vogla të lëngjeve, por me kusht që të jenë 100% fruta ta shtrydhura pa substanca të tjera.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments