Punonjësit e Postës shqiptare tapë me raki, zihen dhe bëhen për spital

0

Ndryshe nuk ka sesi ndodh që çdo zyrtar shteti që paraqitet në atë zonë bëhet tapë, nuk dinë ç’flasin e mandej rakia ua kthen me një të rrahur të mirë.

Një ngjarje e freskët ka ndodhur dy ditë më parë me zyrtarët e Postës shqiptare të Novoselës, në filialin e saj, ku punonjësit, pasi janë paraqitur në punë, kanë dalë te kafja (se nuk kanë pasur punë) dhe ia kanë nisur me raki, raporton newsbomb.al.

E para, e dyta, e treta…nuk ka pasur fund. Andej nga dreka, kallaballiku rreth e përqark ka dëgjuar një sherr e Shamata që I ka detyruar të ndërhyjnë. Ishin zyrtarët e postës që kishin filluar sherrin me njëri tjetrin. Pastaj kishin thyer shishe e gota e ishin çarë e ishin prerë.

Punonjësit janë paraqitur në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjeksore nga plagosjet e lehta, raporton newsbomb.al.

Nuk është hera e parë. Tre vite më parë, gazetarët e Vlorës filmuan rreth kësaj zone inspektorët e bujqësisë në terren që duhet të bënin vlerësimin e dëmeve të përmbytjeve. Ata ishin të gjithë tapë. Prej andej doli edhe kënga e Baftjarit, duke e bërë komike situatën e administratës shqiptare në bazë./newsbomb.al/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author