Albert Avduli/ Shën Valentinit !

0

Nga Albert Avduli

Së pari uroj cilindo, që jetën ta kenë plot dashuri, të dhurojnë e të marrin nga kjo ndjesi shpirtërore.
Pyetja, që lind natyrshëm : Pse keqardhje ndaj Shënjtit të Kupidit ?
Ja pse . . .
Sa të dashuruar, fejuar, martuar, sot ndihen gjysëm.
Njëri apo tjetri, kanë marrë arratinë rrugëve të botës, për një jetë më të mirë.
Një jetë, që atdheu ì tyre, nuk ju siguronte.
Gjysma është diku duke luftuar me të panjohurën, gjysma tjetër pret e brengosur, shtëpive, qyteteve të Shqipërisë.
Vajza e valëve, atje, buzë bregut të Himarës, më vjen në mëndje këtë çast.
Po, vajza e valëve të të madhit Neço Muka Himarjoti dhe grupit lab të Himarës.
Priste vajza e dallgët e lagnin. Të gjithë vinin, ai, erosi ì zëmrës së saj, kurrë nuk mbërriti.
Fat të tillë, kurr mos pastë vashë dhe djal shqiptar.
Se dhimbje, zhgënjim, tradhëti, humbje do të ketë përherë në lojën e zemrave.
Se dashuria ka pak arësye dhe loja e zemrave nuk parashikohet.
Keqardhja nuk është për kaq.
Jo, kurrësesi.
Dhimbjen ndaj Shën Valentinit e shpreha për gjysmat e arratisura.
Mbetem me shpresë, që përpjekja, largësia, mungesa e vështrimit, mos të bjerri dashurinë e zemrave të ndara.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author